Opozita kërkon të votohet tërheqja e mjeteve nga Trusti, pozita kundërshton

Nën arsyetimin e gjendjes ekonomike në vend, opozita kërkon që nga Trusti të lejohet tërheqja deri 30 për qind e mjeteve nga ana e qytetarëve. Por, kjo kërkesë po kundërshtohet nga pushteti

Kuvendi i Kosovës

Nën arsyetimin e gjendjes ekonomike në vend, opozita kërkon që nga Trusti të lejohet tërheqja e deri në 30 për qind të mjeteve nga ana e qytetarëve.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga deputetët që të votojnë pro ndryshimit të Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, i cili do t’u mundësonte qytetarëve tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

“Ju sot para se ta ngrini dorën pro ose kundër duhet të ktheheni prapa dhe të shihni se pse qytetarët po e kërkojnë tërheqjen e trustit. Ka shtrenjtim enorm të çmimeve të produkteve elementare dhe jeta është vështirësuar edhe më shumë. Këto ngritje të çmimeve e kanë rënduar jetën e qytetarëve dhe të çdo familjeje”, ka theksuar Haxhiu.

Sipas tij, qytetarët janë detyruar të hyjnë në borxhe.

“Nga 4.2 miliardë kredi në Kosovë, 1.5 janë kredi të reja. Qytetarët u detyruan të futen në borxhe për të marrë kredi për të blerë dru dhe për ta financuar koston e jetesës. Kërkesa e qytetarëve është që të mbështetët iniciativa e tyre për tërheqjen e trustit”, shtoi Haxhiu.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti, në të kaluarën, ka deklaruar se populli duhet të pyetet për çdo gjë.

“Tani është në dorën tuaj të dëgjoni popullin apo këshillimet politike. Ju ftoj që vërtet ta dëshmoni veten si përfaqësues të qytetarëve. Kërkoj unitet të plotë në emër të qytetarëve”, ka deklaruar Haxhiu.

Nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur deputeti Avdullah Hoti.

Ai ka treguar dy arsyet pse duhet të votohet ky projektligj.

“Janë dy arsye madhore pse na duhet ky projektligj, e para se vitit 2022 ka qenë ndër vitet më të rënda në aspektin ekonomik dhe social në Kosovën e pasluftës dhe e dyta përjashton disa masa që unë i vlerësoj periferike, nuk ka pasur intervenim të fuqishëm të qeverisë për t’i mbrojtur qytetarët dhe familjet që janë ndikuar nga inflacioni”, ka thënë Hoti.

Me gjithë krizat edhe kur mbështetja e qeverisë mungon, sipas Hotit, është e natyrshme që opozita të propozojë masa siç është tërheqja e mjeteve nga Trusti.

“Kjo nuk është zgjidhja e duhur, por është zgjidhja e vetme që ka mbetur ne dispozicion të qytetarëve”, shtoi ai.

“Në këtë situatë nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç se ta mbështesim këtë projektligj”, tha ai.

Ndërsa, nga ana e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur deputeti Besnik Tahiri.

Sipas tij, kërkesa për tërheqjen e mjeteve nga Trusti është kërkesë legjitime.

“Po e trajtojmë Trustin për herën e dytë. Mjetet e grumbulluara në Trust janë para së gjithash të qytetarëve, janë të kontributdhënësve, të punëtorëve si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik. Mohimi i qasjes dhe shfrytëzimit të në përqindje nga vetë kontributdhënësit është padyshim një qasje nënshtruese e përmbusshme ndaj dhe në emër të barazisë dhe sigurisë sociale”, ka thënë Tahiri.

Por, ndryshe nga opozita, mendon partia në pushtet.

Armend Muja, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se propozimi për tërheqjen e e mjeteve nga Trusti është i dizajnuar që t’i ndihmojë shtresës së lartë dhe të mesme të lartë.

Sipas tij, nuk e lufton inflacionin, por e rrezikon ta bartë inflacionin te shtresa e ulëta, teksa shtoi se nuk e rekomandojnë tërheqjen dhe ka kërkuar nga deputetët të mos e votojnë.

“Komisioni për buxhet e ka shqyrtuar projektligjin. Ky është propozimi i dytë me radhë brenda një periudhe të shkurtër. Në propozim ekziston një justifikim dhe thuhet që ky projektligj ta luftojë inflacionin dhe rritjen e çmimeve, duke mos e ditur se janë e njëjta gjë. Ky kuvend e ka dhënë verdiktin më 2022. Nga BQK-ja guvernatori vlerëson se tërheqja nuk ndihmon në luftimin e inflacionit, përkundrazi e përkeqëson. FMN dhe banka botërore janë kundër. Kur bëhen propozime të tilla, paraprihet me një fushatë për gjendje të rëndë ekonomike, por që nuk mbështetet me të dhëna. Me këtë propozim nga trusti do të tërhiqen 594 milionë. Fituesit më të mëdhenj janë 66 mijë kontribuues. Gjysma e shumës tërhiqet nga 5 për qind e fuqisë punëtore. Gjysma tjetër iu shpërndahet kategorive të tjera. Afër 600 mijë qytetarë të aftë për punë nuk tërheqin asgjë dhe kjo politikë nuk i ndihmon ata. Kryekëput kjo nismë është për t’i ndihmuar ata të shtresës së lartë, 5 për qindshin”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika