Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi e ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Krasniqi përmes një postimi në” title=” "Facebook"”> “Facebook” ka shkruar se lidhja mes Kosovës dhe SHBA-së shkon përtej politikës.

“Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkon gjithmonë përtej politikës. Roli i SHBA-së në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetformimit dhe shtetndërtimit është dëshmi e një raporti të ndërtuar mbi vlera, besim dhe respekt të veçantë. Ndërsa Kosova vazhdon përpjekjet që të ndërtojë një të ardhme më të mirë, ne ritheksojmë përkushtimin e plotë për forcimin e aleancës sonë më të rëndësishme, duke rifuqizuar raportet Kosovë – SHBA, përmes mundësive të reja për bashkëpunim, zhvillim, paqe e stabilitet në rajonin tonë”, ka thënë Krasniqi.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lumir Abdixhiku, e ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Abdixhiku përmes një shkrimi në” title=” "Facebook"”> “Facebook” ka deklaruar se rikthimi i Kosovës në agjendën e Uashingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës.

Abdixhiku për lidhjen e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka cilësuar të bekuar dhe të pazëvendësueshme.

“Populli i Kosovës ka qenë gjithmonë i bekuar me lidhjen sa të veçantë aq dhe të pazëvendësueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – aleatin tonë strategjik të së shkuarës e të së ardhmes! Në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj Presidentin e 47-të të SHBA-ve, Donald J. Trump për fitoren presidenciale në zgjedhjet amerikane! Rikthimi i Kosovës në agjendën e Ëashingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës. Pa SHBA-të ecja e Kosovës si shtet i ri e në konsolidim ndërkombëtar është e pamundur! Në Qeverinë e ardhshme, këto lidhje do të rikuperohen e mirëmbahen si orientime të pandryshueshme, të pathyeshme, të pazëvendësueshme!”, ka shkruar deputeti opozitar i LDK-së.

Edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] e ka uruar" title=" Donald Trump "> Donald Trump për fitoren e tij.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se nën udhëheqjen e Donald Trumpin është formuar Ushtria e Kosovës dhe nënudhëheqjen e tij SHBA-ja të vazhdojnë të qëndrojnë si aleati ynë më i fortë dhe i palëkundur.

“Urime popullit amerikan për një proces zgjedhor që pasqyron vlerat e demokracisë dhe fuqinë e vullnetit të lirë të qytetarëve të tij. Një urim i veçantë për Presidentin Donald Trump për zgjedhjen e tij. Nën udhëheqjen e President Trump kemi krijuar Ushtrinë e Kosovës, jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë si aleati ynë më i fortë dhe i palëkundur. Në këtë rrugëtim për konsolidimin e shtetit dhe synimin tonë afatshkurtër drejt anëtarësimit direkt në NATO, mbështetja e SHBA-së mbetet kyçe”, ka shkruar Haradinaj.