Opozita – Kurtit: Ke bërë gabime – reflekto, kthehu te marrëveshja finale

Ndonëse e kanë shprehur mbështetjen e tyre si parti opozitare ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me dialogun, deputetët opozitarë kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të fokusohet te marrëveshja finale





Deputetët e partive opozitare kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të reflektojë dhe të fokusohet te marrëveshja finale.

Ata kanë thënë se Qeveria e Kosovës e ka mbështetjen e plotë të opozitës.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se qasjen e së mërkurës dhe të kësaj së enjte të kryeministrit nuk po e shohin si dobësi, por si reflektim pozitiv.

Ai ka theksuar se mbështetja e opozitës për dialog nuk ka pasur asnjëherë dilema.

“Ajo çka do të doja të thosha në emër të LDK-së është se edhe fjalët, edhe rezultatet janë të ndryshme, por shpeshherë po tentojmë ta përdorim një gjuhë gjoja që kryeministri ose Qeveria ose mazhoranca nuk janë humbës, humbës nuk dëshirojmë ta shohim askënd, sepse humbës do të jetë Kosova”.

“Edhe këtë qasje të djeshme dhe të sotme nuk e shohim dobësi, por reflektim pozitiv. Mos mendoni që e shohim si dobësi si opozitë dhe duhet t’iu sulmojmë në këtë pikë, andaj ky reflektim duhet të vazhdojë në kuptimin më të mirë përmbajtësor kolegial”, ka thënë Zemaj.

Në anën tjetër, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se duke e pasur parasysh situatën në të cilën Kosova gjendej “buzë rrezikut të madh”, kanë vendosur që retorikën ta mbajnë poshtë dhe në mbështetje të kryeministrit.

“Si rrjedhojë, të gjitha partitë opozitare, edhe ne në kuvend kemi vendosur ta mbajmë retorikën poshtë në mbështetje të kryeministrit, sepse është në ballafaqim me Serbinë”.

Megjithatë, sipas Tahirit, kryeministri Kurti ka nevojë për opozitën vetëm kur është në pozitë të vështirë.

“Ty kryeministër, ky kuvend të duhet vetëm kur të vjen ngushtë. Të ka ardhur ngushtë me referendum e kemi sjellë rezolutën, të ka ardhur ngushtë me zgjedhjet në Serbi të kemi mbështetur, sot a e sheh si po qëndrojmë, qetë, sepse e dimë që vendi ka qenë në rrezik. Ndryshoje qasjen”.

“Kthehu te marrëveshja finale, fokusohu t’ia japësh Kosovës një marrëveshje finale kur i ke miqtë e Kosovës, shiko kush po të këshillon që të kesh një qasje më të konsoliduar. Kthehu kah duhet, reflekto, ke bërë gabime serioze, mos i bëj më, dhe veproi mbi mandatin që e ke, mos eksperimento”, shtoi ai.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika