Opozita kushtëzon votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, kërkon zhbllokimin e mjeteve vetanake të komunave

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kushti i vetëm i opozitës për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare është zhbllokimi i të hyrave vetanake të komunave

Kuvendi i Kosoves

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se partia e saj dhe partitë e tjera opozitare, e kanë një kusht për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe ai është zhbllokimi i mjeteve vetanake të komunave, sipas saj, në vlerë prej 37.5 milionë eurosh.

Ajo ka thënë se e vetmja gjë që kërkojnë nga ministri i Financave, Hekuran Murati, është t’i zbatojë ligjet.

“LDK/opozita ka një kusht të vetëm për votimin e këtyre marrëveshjeve: zhbllokimin e mjeteve vetanake të komunave, 37.5 milionë euro. Krejt çka po kërkojmë është që ministri Murati t’i zbatoj ligjet: Ligjin e Buxhetit, Ligjin për Menxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ligjin për Vetqeverisje Lokale dhe Amandamentin/Nenin në Ligj të Buxhetit të propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së, që ka kalu me 93 vota në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ajo.

Bajrami ka theksuar se qindra projekte të komunave nuk mund të nisin, për shkak se, sipas saj, Ministria e Financave i ka bllokuar mjetet.

“Kush i ka fajet? Qindra projekte kapitale nëpër komuna nuk mund as të inicohen për shkak të kësaj bllokade, jemi në fund të Majit, humbje e madhe për qytetarët e vendit”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, një ditë më parë, ministri Hekuran Murati i ka akuzuar partitë opozitare se me bojkotin e tyre, Kosova rrezikon të humbë projekte në vlerë mbi 80 milionë euro.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika