Opozita lëshon Kuvendin, kundërshton vlerën e koeficientit

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për caktimin e vlerës së koeficientit të pagave në 105 euro, ndaj në shenjë revolte, deputetë të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së e kanë lëshuar sallën e Kuvendit

Deputetët e partive opozitare e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, ku ishte paraparë të mbahet seanca plenare.

Këtë e kanë bërë në shenje revolte për vlerën e koeficientit të ri të pagave prej 105 eurove, që është votuar të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kërkuar nga Qeveria që të rishqyrtojë vlerën e koeficientit, për të cilin, ka thënë që është koeficient që e rrit mjerimin.

Në shenjë revolte, deputetët e PDK-së e kanë lëshuar sallën ku po mbahej seanca plenare e së mërkurës.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se janë të zhgënjyer me vlerën e koeficientit, të cilën e ka bërë publike Qeveria e Kosovës.

“Ky është një koeficient i mjerimit, ky është një koeficient që e thellon varfërinë në vendin tonë, ky është një koeficient që është mbajtur fshehur nga kryeministri i vendit për më se 82 mijë zyrtarë publikë, ky është një koeficient i cili i demotivion të gjithë ata të rinj e të reja, të cilët duan të jenë pjesë e administratës shtetërore, qofshin pjesë e policisë, qofshin ushtrisë”, ka thënë Tahiri

Prandaj, sipas tij, vazhdimi seancës është i pakuptimtë, dhe si grup parlamentar i PDK-së ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta rishqyrtojë edhe njëherë këtë çështje, duke thënë se “është definitivisht koeficient që e rrit mjerimin në vendin tonë”.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ka pyetur “Nuk do të merrni pjesë fizikisht fare apo?… Çka mendoni për mëditjet tuaja për ditën e sotme”.

Ndërsa, deputetët e PDK-së kanë thënë se i refuzojnë mëditjet për seancën e mbajtur të mërkurën.

“Absolutisht i refuzojmë”, është përgjigjur Tahiri.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e koeficientit të Ligjit të Pagave për vitin 2023 është 105 euro.

Lidhur me vlerën e koeficientit kanë reaguar edhe nga partia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se koeficienti i pagave nuk adreson as për së afërmi çështjen e inflacionit, ndërsa, sipas tij, së paku është dashur të adresohet çështja e inflacionit.

Ndërsa, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, Qeverinë Kurti e ka quajtur Qeveri të mashtrimeve.

Kadrijaj ka shtuar se është dashur diskutim publik lidhur me vlerën e koeficientit.

“Nga këto veprime të Qeverisë keni ardhur në Qeveri me mashtrime. Po vazhdoni të mashtroni, ju nuk dini gjë tjetër vetëm të mashtroni. Po a po ju vjen turp se kur është miratuar për herë të parë me koeficient 129 keni qenë ju që nuk e keni përkrahur. Është dashur të ketë diskutim publik për atë koeficient, por ju e keni mbajtur të fshehtë. Në këtë gjendje ekonomike dhe sociale nuk ju ndihmoni qytetarëve”, ka deklaruar Kadrijaj.

Duke iu kundërpërgjigjur deputetëve të opozitës, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se Qeveria ka bërë punë të jashtëzakonshme me miratimin e Ligjit të Pagave dhe caktimin e koeficientit.

Gjithashtu, Kusari – Lila ka shtuar se me Ligjin për Paga ka trajtim të barabartë të punonjësve të sektorit publik. Ajo ka thënë se koeficienti 105 euro është bazë, pa llogaritur shtesat.

Me lëshimin e sallës nga ana e deputetëve të opozitës, seanca plenare e paraparë për të mërkurën e 1 shkurtit, është ndërprerë në mungesë të kuorumit.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika