Opozita lëshon sallën e Kuvendit – Dështon shkarkimi i anëtarëve të Bordit të RTK-së
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur të enjten seancë plenare, në të cilën është diskutuar edhe propozimi për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së. Gjatë seancës, deputetët votuan për shkarkimin e tre anëtarëve: Birol Urcan, Dardan Beqiri dhe Radojica Mrdjinac. Megjithatë, shumica e deputetëve u shprehën kundër këtij propozimi dhe nuk e miratuan shkarkimin e […]
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur të enjten seancë plenare, në të cilën është diskutuar edhe propozimi për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së.
Gjatë seancës, deputetët votuan për shkarkimin e tre anëtarëve: Birol Urcan, Dardan Beqiri dhe Radojica Mrdjinac.
Megjithatë, shumica e deputetëve u shprehën kundër këtij propozimi dhe nuk e miratuan shkarkimin e tyre.
Po ashtu, gjatë zhvillimit të seancës, u bë e ditur se mandati i kryetares së Bordit, Albulena Mehmeti, dhe anëtares Fatime Lumi-Qehaja ka skaduar.
Ndryshe, seanca plenare filloi me një orë vonesë.
Me këtë rast, tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK, kanë lëshuar sallën për shkak të vonesave në vazhdimin e seancës.















