Komisioni për Legjislacion ka nisur dëgjimin publik për Projektligjin nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Mirëpo, të pranishëm në këtë takim nuk janë deputetët e partive opozitare, njofton Dukagjini.
Pjesë e këtij dëgjimi publik është edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni, i cili u shpreh se ky projektligj është i rëndësishëm dhe se janë të hapur për t’i adresuar rekomandimet që dalin nga ky dëgjim publik.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, u shpreh se në këtë dëgjim do të duhej të ishin të pranishëm edhe deputetët e opozitës, për çka u shpreh se do të duhej të dëgjoheshin edhe pikëpamjet e tyre.
Mes tjerash, Rrustemi u shpreh se nxitimi për miratimin e këtij Projektligji nuk ka të bëjë me fushatë.
“Nuk po nxitohemi siç po thuhet për fushatë është një projektligj që duhet të miratohet..” tha Rrustemi.