“Opozita po bën opozitarizëm me çështje të sigurisë, Qeveria ka shkaktuar përçarje brenda Policisë”

Koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, ka komentuar protestën e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) në ditën e mërkurë. Ai ka kritikuar pozitën dhe opozitën për përdorimin e çështjeve të sigurisë për qëllime politike

Koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, ka komentuar protestën e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) gjatë ditës së mërkurë.

Sylejmani ka thënë se me çështjet e sigurisë nuk duhet të përdorën për poena politikë as nga pozita e as nga opozita. Sipas tij, opozita është duke e bërë të kundërtën e saj.

“Nuk është dashur që as pozita e as opozita, sidomos opozita të bëjë opozitarizëm më çështje të sigurisë dhe të policisë. Fatkeqësisht po e bëjnë atë për arsyet e veta. Edhe kjo me vetëdije apo pa është e manipuluar, Policia ka mbetur e vetme dhe iu ka rrek edhe metodës së grevës dhe protestës në shesh”, ka thënë Sylejmani.

Ai ka pasur kritika edhe për Qeverinë, duke thënë se Qeveria ka krijuar përçarje brenda Policisë.

“Ata duhet të mbulohen me shtesat rrezikshmërinë, i kanë pasur shumë mirë dhe është dashur të me i avancu, por këta i kanë marrë edhe i kanë kthye mbrapa edhe kanë krijuar përçarje brenda Policisë. Se dikujt ia kanë rritur dikujt ia kanë zvogëluar. Askush në fije nuk mund i bie…”, ka shtuar Sylejmani.

Ndërsa, ish-zëvendësministri i Brendshëm, Selam Shkodra, i ka bërë thirrje ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, që të bisedojë me menagjmentin e Policisë dhe të gjejnë një rrugë të tretë.

“Qeveria me urgjencë, i bëj thirrje ministrit të Brendshëm të ulet me ministrin e Financave pa debat publik të bisedojë me menagjmentin e Policisë dhe me këto njësitë përkatëse, me qëllim që të gjendet një rrugë e mesme ku do të zgjidhnin një numri i kërkesave të tyre që janë në mundësinë Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Shkodra.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika