Opozita reagon ndaj vlerës së koeficientit

Opozita ka reaguar ndaj vlerës së koeficientit të bërë publik nga vetë kryeministri Albin Kurti. Sipas tyre, kjo vlerë është shumë e ulët. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka quajtur "Koeficienti i zbrazjes së Kosovës", ndërsa nga PDK ka reaguar deputeti Mergim Lushtaku i cili e ka quajtur Kurtin si "kryemashtrues"

Lumir Abdixhiku, Mergim Lushtaku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar pas publikimit të vlerës së koeficientit në vlerë monetare prej 105 eurosh, duke thënë se kjo është një goditje e radhës ndaj mjekëve, mësuesve, policëve e ushtarëve.

“Koeficienti i zbrazjes së Kosovës!”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje ai tha se LDK-ja ka propozuar koeficient në vlerë prej 125 eurosh, për çka tha se do ta dërgojnë menjëherë si amendament në Kuvend.

“Gjithçka më pak se aq është ulje e pagave për disa e mosrritje për të tjerët. Është injorim i inflacionit e kushteve të rënduara të jetesës. Këtë propozim do të dërgojmë menjëherë edhe si amandament në Kuvend”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.

“Një qeveri të shpërputhur nga realiteti, vendi ynë nuk e meriton. Kosova meriton më mirë, Kosova mundet më shumë!”, përfundoi ai.

Nga ana tjetër për vlerën e koeficientit ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, i cili e ka quajtur Kurtin “si kryemashtrues”.

Sipas tij, “Kurti nuk ia do të mirën qytetarëve të vendit”.

“Kryemashtruesi pasi bëri lojë psikologjike me fshehjen e vlerës së koeficientit, sot publikon vlerën dëshpëruese prej 105€! Ky kryemashtrues nuk ia do të mirën qytetarëve dhe vendit të vet! Me të gjitha këto veprime në kohën e fundit, kryemashtruesi ka vetëm një qëllim – TRAZIRAT”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Shija e redaktorit

Pritet votimi për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill...

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka bërë të ditur se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është këtë të martë në rend...

Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se...

Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetojë derisa ta shoh...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në...

Të fundit nga rubrika