Opozitarët e kritikojnë Kurtin, ky i fundit u kërkon takime për marrëveshje

Pas ndërprerjës së seancës për konstituimin e Kuvendit, kreu i PDK-së, Bedri Hamza ka kritikuar kryeministrin në detyrë, njëehrësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Kritikat nuk kanë munguart as nga deputetë të LDK-së e Aleancës, që e konsideruan lojë për pazare politike. Derisa u përgjigj kritikave, Kurti edhe njëherë kërkoi takime me PDK-në e Aleancën.

Rikthimi në detyrën si deputet s’u zgjati shumë.

Pas më shumë se një orë duke përfshirë edhe pauzën 30 minutëshe, seanca e parë për konstitutimin e legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit përfundoi pa sukses, pas kërkesës së Kurtit për kohë shtesë.

Veprimin e tillë, e kritikoi ashpër i pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

“Po shihet që vazhdojnë sjellet e tyre të papërgjegjëshme në raport me institucionet, thirret seanca thuajse në ditën e fundit në përputhje me kushtetutën që të kemi konstituimin dhe në fund dalin mbajnë fjalime poltiike, abuozojnë edhe me pozitën e kryesuesit”, ka thënë Hamza.

Ai bëri të ditur nëse do të marr pjesë në takime me Kurtin.

“takim pa përmbajtje, pa produkt, pa rezultat nuk kem nevojë të takohemi. Ne kemi dhënë qëndrimin tonë”, ka shtuar Hamza.

Pas tij, kritikat s’i kurseu fare as deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri.

‘sot del kryetari i LVV-së dhe u thotë qytetarëve të Kosovës më duhet ende kohë. Po a patë more burrë kohë 30 ditë me diskutu me partitë politike për me ardhë te një marrëveshje politike, nëse ka qënë qëllimi për me dal prej këtij rrethi vicoz pse nuk ke fol me partitë politike për presidentin e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

E, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj u pyet për mundësinë e një takimi të ri për marrëveshje eventuale me LVV-në.

“E gjithë koha kushtetuese është në ditën e sotme, sipas interpretimit dhe gjykimit tim. Nëse hyjmë në një fazë tjetër që nuk ka interpretim shtesë të vendimit kushtetues e nuk ka qe besa edhe sanksion, ju dini që nuk ka ndonjë sanksion për shkeljet e vendimeve, shpresoj dhe besoj që brenda ditës së sotme të ketë ndonjë lëvizje pozitive”, ka thënë Zemaj.

Akuzave e kritikave që i bën kundërpartiakët, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, iu përgjigj më pas.

“Çfarëdo konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për çështjen e presidentit praktikisht do të ishte parapërgatitje për shpërndarjen e Kuvendit. Në këtë mënyrë dhënia e mundësisë për dialog politik për të arritur marrëveshje është e vetmja mënyrë dhe zgjidhja e duhur për konstituimin e institucioneve tona”, ka thënë Kurti.

Kryeministri në detyrë deklaroi se është i gatshëm t’i vazhdojë bisedimet me LDK-në por e pati edhe një ftesë.

“i bëj thirrje kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjinit, kryetarit të Gjakovës por edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza i cili dikur ka qenë siç e dini guvernator i BQK-së e ka qenë ministër i financave, kryetar i Mitrovicës së Jugut, njeri me përvojë profesionale që të takohemi”, ka shtuar Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, konkretisht drejtuesit e këtyre dy partive, patën takimin e fundit të mërkuren, por i njëjti përfundoi pa ndonjë rezultat, me gjithëse palët folën për afërsi në disa çështje, por jo në kryesoren: presidentin e ardhshëm të vendit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika