“Oppenheimer” rrëmben shumicën e çmimeve Bafta

Cillian Murphy është shpallur aktori më i mirë në Akademinë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit në Londër, për interpretimin e tij si "babai" i bombës atomike në “Oppenheimer” të Christopher Nolan, i cili gjithashtu fitoi çmimin për filmin më të mirë

Aktori irlandez, Cillian Murphy, i cili luan rolin kryesor në filmin Oppenheimer.

Filmi “Oppenheimer” i ka rrëmbyer shumicën e çmimeve Bafta, duke përfshirë ato për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin më të mirë, dhe aktorin më të mirë në rol dytësor.

Filmi në regji të Christopher Nolanit për J Robert Oppenheimer, fizikantin që konsiderohet babai i bombës atomike, i ka fituar gjithsej shtatë çmime në ceremoninë e mbajtur të dielën në Londër.

Cillian Murphy, i cili e ka fituar çmimin e aktorit më të mirë, e falënderuar regjisorin Nolan që është “gjithmonë në kërkim të përsosmërisë”.

Robert Downey Jr e ka fituar çmimin e aktorit më të mirë në rol dytësor, për rolin në film si udhëheqës i Komisionit për Energji Atomike.

Emma Stone është shpallur aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “Poor Things”, raporton REL.

Vetë filmi “Poor Things” i ka fituar pesë çmime përgjatë ceremonisë, përfshirë ato për dizajn kostumesh, grim, dhe efekte vizuale.

Da’Vine Joy Randolph e ka fituar çmimin e aktores më të mirë në rol dytësor për rolin e saj në filmin “The Holdovers”, në të cilin ajo luan rolin e një kuzhiniereje të mërzitur, derisa filmi shtjellon jetën e një mësuesi që detyrohet të qëndrojë në shkollë për pushime, bashkë me disa studentë.

Filmat e tjerë që kanë fituar më pak çmime janë “Anatomy of a Fall”, “The Zone of Interest”, si dhe “The Boy and The Herson”.

Filmat më të mirë të çmimeve Bafta

  • 7 fitore – Oppenheimer
  • 5 fitore – Poor Things
  • 3 fitore – The Zone of Interest
  • 2 fitore – The Holdovers

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika