Opsione të kufizuara për civilët në Gaza, numri i të vrarëve shkon mbi 700
Numri i të vdekurve në Gaza tani është mbi 700 persona, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Ata thanë se mbi 100 fëmijë dhe mbi 100 gra ishin në mesin e të vrarëve në sulmet ajrore izraelite. Ndërsa, kufiri mes Gazës dhe Egjiptit nuk është plotësisht i mbyllur, por aktualisht vetëm 400 persona në ditë lejohen […]
Numri i të vdekurve në Gaza tani është mbi 700 persona, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Ata thanë se mbi 100 fëmijë dhe mbi 100 gra ishin në mesin e të vrarëve në sulmet ajrore izraelite.
Ndërsa, kufiri mes Gazës dhe Egjiptit nuk është plotësisht i mbyllur, por aktualisht vetëm 400 persona në ditë lejohen të hyjnë dhe të dalin.
Kjo ka shkaktuar një listë pritjeje të gjatë dhe tensione të mëdha në mes të civilëve që e kanë të nevojshme për të ikur nga zona e konfliktit.
Rrugët e daljes nga Gaza për njerëzit e zakonshëm nuk janë të lehta për t’u kaluar, dhe kjo situatë ka zgjatur për një kohë të gjatë, sidomos që kur Izraeli filloi këtë operacion.
Opsionet për të larguar qytetarët nga zonat e rrezikshme janë të kufizuara, dhe një nga vendet e vetme të strehimit janë shkollat e drejtuara nga OKB-ja, raporton BBC.
Megjithatë, situata e shkollave të OKB-së është po ashtu alarmante, pasi këto strehimore të improvizuara janë tashmë me një kapacitet të zënë 90%, duke e bërë të pamundur strehimin e shumë njerëzve.
Në këtë situatë të vështirë, disa prej banorëve të Gazës janë detyruar të strehohen në bodrumet e tyre, edhe pse ky është një vend i rrezikshëm për t’u mbrojtur, pasi mund të mbeten të bllokuar nëse ndërtesa bie mbi ta.
Në këto momente të vështira, njerëzit në Gaza kanë thirrur mediat lokale duke apeluar për ndihmë urgjente.
Raportohet se rreth 30 familje janë mbetur të bllokuara në një bodrum gjatë natës, ndërsa situata për mijëra të tjerët është po aq kritike.
Mijëra raketa janë hedhur në drejtim të Izraelit nga Gaza që nga fillimi i kësaj vale sulmesh të shtunën.
Një përditësim nga agjencia e Kombeve të Bashkuara që punon me refugjatët palestinezë, ka bërë të ditur se më shumë se 187,000 njerëz janë zhvendosur në të gjithë Rripin e Gazës – dhe numri pritet të rritet.
Ka 137,500 strehimore në 83 shkolla të OKB-së.
Pothuajse gjysmë milioni njerëz në Gaza nuk kanë qenë në gjendje të marrin racione ushqimore të OKB-së këtë javë pasi qendrat e shpërndarjes janë mbyllur.
Numri i të vdekurve në Izrael është rritur në 900 nga sulmet e Hamasit, për të cilat Izraeli është hakmarrë me bombardime mbi Gazën.
Ushtria izraelite ka thënë të martën se i ka gjetur mbi 1.500 trupa të militantëve të Hamasit brenda Izraelit.
Ajo, po ashtu, njoftoi se pothuajse e ka përfunduar evakuimin e komuniteteve izraelite përreth kufirit me Gazën.















