Optimizëm i plotë se në muajin maj Kosova përfundimisht në Këshill të Evropës

As autoritetet e Kosovës e as njohësit e çështjeve politike nuk e kanë asnjë dyshim se pas votimit pro në Asamble që Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Evropës, kjo do të ndodhë edhe në Komitetin e Ministrave në maj. Hapi para i Kosovës në këtë institucion, i ka irrituar shumë serbët

Flamujt e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.

Debat disa orësh, mbi 50 fjalime nga deputetë i paraprinë votimit që Kosovën e afroi edhe një hap drejt Këshillit të Evropës.

Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë seancës plenare të martën në Strasburg.

Kryeministri Kurti pas këtij votimi ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka pasur rast që Komiteti i Ministrave ta shpërfillë mbështetjen e Asamblesë Parlamentare për një vend dhe të votojë kundër andaj maji do të jetë muaji i vendimit final pozitiv.

Por, pos brenda seancës votimi i irritoi serbët edhe jashtë saj, ku reagimet e përfaqësuesve të tyre nuk munguan.

“Shkelja e normave bazike nga ana e tyre do të shndërrohet në ndëshkim për ta, por diçka që është e paligjshme nuk mund të bëhet e ligjshme përgjithmonë. Nuk ka të bëjë vetëm me pyetjen nëse Kosova është shtet, por që parimet bazike që vetë ata kanë vendosur para Prishtinës, nuk janë respektuar dhe më e rëndësishmja është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”, ka deklaruar Millosh Vuçeviq- Mandatari për kryeministër të Serbisë.

Edhe më i nervozuar është shprehur Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq që e quajti të turpshme ditën e votimit në Asamble ku shumica ishin pro anëtarësimit të Kosovës. .

E politologu Fidan Ukaj thotë se optimist ka qenë që nga raporti i Bakojanisit e po njëjtë suksesshëm votimi do të kalojë edhe në Këshillin e Ministrave, përderisa tregon kush është meritori për këtë sukses.

Serbia kishte propozuar disa ndryshime në tekstin për rekomandimin që Kosova të pranohet në këtë organizatë, përfshirë themelimin e asociacionit por që ishte hedhur poshtë nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Evropës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika