Ora 11:00, asnjë deputet në sallë për vazhdimin e seancës konstituive

Në orën 11:00, kur edhe është paraparë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, salla plenare është bosh dhe nuk u pa asnjë deputet i pranishëm.

Kjo ndodh një ditë pasi, më 7 gusht, skadoi afati kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore për konstituimin e legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës.

Dita e premte u shoqërua me tensione politike, takime pa rezultat dhe përplasje ndërmjet pozitës dhe opozitës. Opozita kundërshtoi shtyrjen e seancës, duke e cilësuar atë si veprim në kundërshtim me Kushtetutën.

Sipas vlerësimeve të disa juristëve dhe organizatave të shoqërisë civile, moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit 30-ditor mund të konsiderohet shkelje e Kushtetutës dhe e aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese që lidhen me këtë proces.

Pavarësisht se e premtja ishte dita e fundit e afatit, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, vendosi që vazhdimi i saj të shtyhej për të shtunën, më 8 gusht, në orën 11:00.

Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e arsyetuan kërkesën për shtyrje me nevojën për më shumë kohë për negociata politike, veçanërisht rreth çështjes së presidentit të ardhshëm të vendit.

Gjatë së premtes, Kurti zhvilloi takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, por palët nuk arritën afrim qëndrimesh. LDK-ja ka kërkuar balancë institucionale dhe të drejtën për të propozuar kandidatin për president.

Ndërkohë, Kurti i ka dërguar letër edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, duke propozuar një marrëveshje politike që do t’i jepte PDK-së postin e kryetarit të Kuvendit në këmbim të mbështetjes për zgjedhjen e presidentit. Oferta është refuzuar nga PDK-ja.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika