Sot, më gjashtë mars, do të jetë dita e dytë kushtuar Epopesë së UÇK-së. Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat do t’i dedikohet “Epopesë”.

Ndërsa, nga ora 10:00, drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Homazhe janë paraparë edhe nga të gjitha komunat e në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve.

Kurse, pasdite nga ora 17:00 në Prishtinë, është paraparë akademi përkujtimore për “Epopenë e UÇK-së”.