Qytetarët e shumtë që janë mbledhur në Hagë në prag të verdiktit final ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Gazetari i Dukagjinit, Dibran Istrefi, ka bërë të ditur se ora e pritjes ka nisur edhe në Hagë pak orë para verdiktit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Istrefi, në emisionin “Debat Plus” nga Haga bëri të ditur se nga policia holandeze u është thënë qindra qytetarëve që të janë mbledhur para Gjykatës që të mos dalin me simbolet si “Liria ka Emër”, flamuj të UÇK-së e të tilla në qendër të qytetit sepse të njëjtat do të konfiskohen, njofton Dukagjini.
Mes tjerash, Istrefi bëri të ditur se kësaj radhe ka vërejtur forca të shtuara të sigurisë përreth gjykatores.