“Ora e Pritjes” nis nesër në Prishtinë – fillon numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit

Platforma qytetare “Liria ka Emër” do të nisë të shtunën, më 22 gusht, aktivitetin “Ora e Pritjes” në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Aktiviteti nis në ora 10:00, me lansimin e një ekrani gjigant, në të cilin do të shfaqet numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit, datë kur pritet vendimi final ndaj krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Liria ka Emër” ka bërë të ditur se “Ora e Pritjes” nis 25 ditë para kësaj date, duke e kthyer pritjen e vendimit në një aktivitet publik në qendër të kryeqytetit.

Gjatë aktivitetit pritet të ketë fjalime nga aktorë të ndryshëm të jetës publike, ndërsa është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e personaliteteve të rëndësishme.

Aktiviteti do të mbahet në Bulevardin “Nëna Terezë”, duke filluar nga ora 10:00.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika