Orav: Kosova me progres të kufizuar në disa fusha – Nevojitet konsensus për heqjen e masave

Pas publikimit të Raportit të Progresit, ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se progresi në fushat kyçe mbetet i kufizuar.

Lidhur me dialogun Kosovë – Serbi, Orav u ka bërë thirrje të dyja vendeve të punojnë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për normalizimin e marrëdhënieve, të cilat  sipas tij, janë thelbësore për perspektivën evropiane të Kosovës.

“Në fushën e mjedisit kemi vetëm përparim të kufizuar, sa i përket marrëdhënieve fqinjësore Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë detyrimet e ndërsjella që rrjedhin nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe aneksit përkatës që është pjesë e shtegut drejt BE-së”, ka theksuar ai.

Lidhur me masat e BE-së ndaj Kosovës, Orav ka theksuar se përfaqësuesi i lartë Josep Borrell ka propozuar heqjen e tyre, mirëpo kjo do të realizohet vetëm me veprime konkrete nga Kosova.

Po ashtu, ai ka thënë se nevojitet konsensus për heqjen e masave ndaj Kosovës.

“Sfidë tjetër për Kosovën janë masat e BE-së që janë ende në fuqi, përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell ka rekomanduar heqjen e masave dhe diskutimet po vazhdojnë në nivel të Këshillit për këtë. Ne besojmë se Kosova do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në mënyrë që vendet anëtare të dakordohen se bashku për t’i hequr këto masa”, ka deklaruar ambasadori Orav.

“Sa i përket heqjes së masave së pari ka nevojë për konsensus por edhe për vendosjen e masave duhet konsensus”, ka shtuar ai.

Orav ka thënë se përparimi në fusha si reforma në administratë, lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i gjyqësorit është gjithashtu thelbësor për të rritur besimin e BE-së në përgatitjet e Kosovës drejt integrimit evropian.

“Kemi progres të kufizuar në fushat që do të ia mundësonin Kosovës që t’i bëj ballë presionit të konkurueshmërisë në BE, sa i përket krahut të punës, investimeve në sektorin privat dhe në arsim. Po ashtu, Kuvendi është ballafaquar me sfida në ekzekutimin e kompetencave të veta me procese komplekse siç është zgjerimi, të gjitha palët duhet t’i lënë mënjanë dallimet e vat në mënyrë që të zbatohen ligjet që lidhen agjendën e BE-së  nëse në të vërtetë kemi zotim të mirëfilltë në integrimin në BE”, ka deklaruar ai.

“Progresi i reformave në administratën publike është i kufizuar, Kosova ka nevojë për një administratë publike e cila është e zonja të impelmetnojë legjislacionin e BE-së. Përmirësimi i cilësisë dhe efikasiteti të punës së gjyqësorit në përputhje me standardin e BE-së është po ashtu prioritet. Kosova ka arritur progres të kufizuar në këtë drejtim dhe në përshkallëzimin e luftës kundër korrupsionit”, ka deklaruar ambasadori Orav.  

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika