Orav pas takimit me Kurtin: BE-ja mbetet e përkushtuar ta mbështesë Kosovën drejt stabilitetit
Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar se të mërkurën është takuar me kryeministrin Albin Kurti. Në një postim në platformën X, Orav ka thënë se në këtë takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike, si dhe për bashkëpunimin e agjendën e BE-së në Kosovë. “Pata një mundësi të […]
Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar se të mërkurën është takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Në një postim në platformën X, Orav ka thënë se në këtë takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike, si dhe për bashkëpunimin e agjendën e BE-së në Kosovë.
“Pata një mundësi të mirë për t’u takuar me Kryeministrin Albin Kurti sot. Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe bashkëpunimin tonë në agjendën e BE-së në Kosovë”, ka shkruar tutje ai.
Gjithashtu, Orav ka theksuar se BE-ja mbetet e përkushtuar për ta mbështetur Kosovën në hapjen e rrugës për përparim dhe stabilitet.















