Ambasadori i Bashkimit Evropian(BE) në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë një zotim për vitin 2025.

Në një opinion të botuar në ueb-faqen zyrtare të Zyrës së BE-së në Kosovë, ai ka thënë se zotohet që do ta ndihmojë Kosovën të afrohet sa më shumë me BE-në.

“Gjatë katër muajve të fundit, kam shërbyer si urë lidhëse ndërmjet BE-së dhe Kosovës, duke nxitur marrëdhënie më të thella diplomatike, ekonomike, zhvillimore dhe kulturore. Zotimi im për Vitin e Ri është ta njoh më mirë Kosovën dhe qytetarët e saj dhe të ndihmoj që Kosova të afrohet edhe më shumë me BE-në”, ka thënë ndër të tjera ambasadori Orav.

Tutje ai ka thënë se vullneti i popullit të Kosovës është i qartë, siç është edhe vizioni i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“E ardhmja e rajonit është në BE. Së bashku, duam të ecim përpara drejt këtij synimi të përbashkët”, ka shkruar Orav.