Orban: Do të bëjmë marrëveshje për mbrojtjen me Suedinë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka thënë se Hungaria do ta nënshkruajë një marrëveshje për industrinë e mbrojtjes me Suedinë.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Foto: AP

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka thënë se Hungaria do ta nënshkruajë një marrëveshje për industrinë e mbrojtjes me Suedinë.

Orban i bëri këto komente para një takimi me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson, të premten në Budapest, në një kohë kur Hungaria po përgatitet ta ratifikojë më në fund anëtarësimin e Suedisë në NATO.

“Ne do t’i mbyllim të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe ne do ta nënshkruajmë një marrëveshje për industrinë e mbrojtjes, një marrëveshje serioze, marrë parasysh madhësinë e Hungarisë. Do të marrim disa vendime apo… synime për bashkëpunim ushtarak”, tha Orban për radion shtetërore, duke mos dhënë hollësi.

Dy kryeministrat do ta mbajnë një konferencë për media të premten, ndërsa Parlamenti i Hungarisë pritet ta miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO përmes votimit të hënën.

“Të hënën, Parlamenti hungarez do ta vulosë përfundimisht këtë çështje”, tha Orban.

Suedia aplikoi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake transatlantike gati dy vjet më parë, e nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Hungaria është vendi i vetëm i NATO-s që ende nuk e ka ratifikuar anëtarësimin e vendit nordik, pasi partia në pushtet e Orbanit, Fidesz, e kishte vonuar vazhdimisht hedhjen në votim të kësaj çështjeje, duke u ankuar për kritikat që Suedia ia bënte Hungarisë rreth standardeve të saj të sundimit të ligjit.

Fidesz gëzon një shumicë të madhe në Parlament dhe ka mundur ta aprovojë anëtarësimin e Suedisë në NATO në çdo kohë, duke qenë se legjislacioni në fjalë ishte dorëzuar para deputetëve në verën e vitit 2022.

Hungaria merr me qira avionë luftarakë Gripen të prodhuar nga kompania e Suedisë, SAAB SAABn.ST, sipas një kontrate të nënshkruar më 2001.

Kristersson tha në fillim të kësaj jave se Suedia dëshiron ta thellojë edhe më shumë bashkëpunimin me Hungarisë për Gripen, dhe se kjo çështje do të jetë në agjendë të premten. /REL

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika