ORCA: Dhuna ndaj së moshuarës, rezultat i programeve jocilësore të infermierisë

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka ngritur një shqetësim pas rastit të ndodhur së fundi në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë. Sipas ORCA-s, dhuna ndaj së moshuarës është rezultat i tolerimit të programeve jocilësore të infermierisë në Kosovë

Pamje nga videoja, në të cilën e moshuara rrihet nga punëtoret në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë





Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka vlerësuar se dhuna ndaj së moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë është rezultat i tolerimit të programeve jocilësore të infermierisë në Kosovë.

“ORCA ngreh shqetësimin dhe me këtë rast vëren përgjegjësinë e Agjencisë së Kosovës për Akreditim që të kontrollojë përmbajtësisht programet që ofrohen në fushën e Mjekësisë e sidomos në Infermieri në kolegjet private”, thuhet në reagimin e ORCA-s.

Sipas ORCA-s, raportimet e deritashme të ORCA-s dhe mediave në Kosovë, të cilat kanë treguar për shkelje nga më të ndryshmet nga ana e kolegjeve private lidhur me diplomimin masiv të studentëve, madje edhe duke shkelur ligjet e aplikueshme në Kosovë, është dashur të jenë alarm i mjaftueshëm që Agjencia e Kosovës për Akreditim të monitorojë cilësinë e mësimeve që zhvillohen në programet e përmendura.

“Shpërndarja e videove nga ana e infermiereve të tjera të cilat abuzojnë qoftë me emocionet pozitive apo negative të pacientëve, të cilat i shtyjnë pacientët drejt kontaktit fizik siç janë puthjet në faqe apo shtyrja në deklarata e pacientëve të paaftë për të vendosur për veten, lidhur me atë se a i duan apo jo infermieret përmes manipulimit emocional, duke abuzuar privatësinë, integritetin personal dhe integritetin fizik, tregon se infermieret në fjalë nuk janë edukuar kurrë për etikën në punë çka kudo në botë përbën trajnimin bazë gjatë studimeve në fushën e mjekësisë dhe infermierisë”, thuhet në reagim.

Tutje, ORCA ka theksuar se Agjencia për Akreditim e ka të pamundur të monitorojë çdo program, por, duhet t’i ketë prioritet programin e Infermierisë dhe të ngjashme, në mënyrë që të aftësohen të diplomuarit.

“ORCA është në dijeni të pamundësisë së një monitorimi të mirëfilltë të Agjencisë për Akreditim për shkak të mungesës së resurseve njerëzore, por që me fillimin e monitorimit sistematik çka është në plan të Agjencisë që të ndodhë së shpejti, ORCA mendon se programet e Infermierisë dhe të ngjashme me to që kanë të bëjnë me aftësimin e të diplomuarve për t’u kujdesur për kategoritë vulnerabile, duhet të jenë prioritet i kontrollit të cilësisë”, kanë përfunduar ORCA në reagimin e tyre.





Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika