ORCA: Pesë anëtarë ilegalë të Këshillit Drejtues të UP-së, të përsëritet zgjedhja e tyre

Organizata ORCA ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila shpalli të paligjshme pjesëmarrjen e senatorëve të rinj studentë në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së, në qershor të vitit 2022. ORCA, gjithashtu, ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve që kanë interpretuar gabimisht dispozitën ligjore

Përfaqësuesit e ORCA-s në oborrin e Rektoratit të UP-së

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, që e shpalli të paligjshme pjesëmarrjen e senatorëve të rinj studentë në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së në qershor të vitit 2022.

ORCA kërkon shkarkimin e zyrtarëve që kanë interpretuar gabimisht dispozitën dhe dënon mungesën e përfaqësuesve të UP-së në seancën e gjykatës.

“ORCA është e tronditur me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili shpalli të paligjshme pjesëmarrjen e senatorëve të rinj studentë para se t’ju fillojë mandati në seancën për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues nga radhët e UP-së në qershor të vitit 2022. ORCA risjell në vëmendje të publikut se atë ditë, më 24 qershor 2022, janë zgjedhur në Këshill Drejtues plagjiatori Selim Bezeraj dhe infamozi Rifat Krasniqi”, thuhet në reagimin e ORCA-s.

ORCA e ka bërë të ditur se konsideron ilegale përbërjen aktuale të Këshillit Drejtues dhe kërkon përsëritjen e procesit të zgjedhjes së 5 anëtarëve. ORCA është e përkushtuar në kthimin e ligjshmërisë në UP dhe mbrojtjen e proceseve aktuale.

Më tej, ORCA e ka ftuar Universitetin e Prishtinës që të shmangë situata të tilla duke adresuar vendimin e gjykatës.

“ORCA dënon me termat më të ashpër ata që interpretuan gabimisht një dispozitë aq të qartë dhe kërkon shkarkimin e përjashtimin e të gjithë zyrtarëve në të gjitha institucionet publike të cilët kanë dhënë interpretime të gabuara. Po ashtu dënon mungesën e përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës në Gjykatë në seancën për shqyrtimin kryesor të rastit, çka tregon sjellje të papranueshme shpërfillëse të zyrtarëve të Universitetit kur është fjala për mbrojtjen e interesit të tij”.

Pas këtij vendimi të gjykatës, ORCA e konsideron ilegale përbërjen aktuale të Këshillit Drejtues nga radhët e UP-së, dhe ka kërkuar përsëritje të procesit të zgjedhjes së atyre 5 anëtarëve.

“ORCA mbetet e përkushtuar të kontribojë në kthimin e ligjshmërisë në Universitetin e Prishtinës, në mbrojtjen e proceseve aktuale, të cilat mund të rrezikohen nga situata në të cilën është zhytur Universiteti për shkak të ndërhyrjeve politike të vitit të kaluar që rezultuan në këtë gjendje kaosi të paprecedent në historinë e UP-së”, thuhet në reagimin e tyre.

Shija e redaktorit

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Të fundit nga rubrika