Organizatat e dala nga lufta reagojnë pas vizitës së ndihmësit të Petkoviqit: Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në Kosovë
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), së bashku me Shoqatën e Invalidëve të Luftës (SHIL) dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve (SHFD), kanë reaguar ashpër pas pranisë në Kosovë të një ndihmësi të Petar Petkoviqit, të cilin e cilësojnë si person me qëndrime fyese dhe urrejtje ndaj UÇK-së dhe luftës […]
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), së bashku me Shoqatën e Invalidëve të Luftës (SHIL) dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve (SHFD), kanë reaguar ashpër pas pranisë në Kosovë të një ndihmësi të Petar Petkoviqit, të cilin e cilësojnë si person me qëndrime fyese dhe urrejtje ndaj UÇK-së dhe luftës çlirimtare të Kosovës.
“Ky është mentaliteti i vartësve të Millosheviqit, që sot përfaqësohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ish-ministër i atij regjimi gjenocidal,” thuhet në reagimin e përbashkët të organizatave.
Veteranët theksojnë se çdo tentativë për të provokuar dhe njollosur imazhin e UÇK-së, si dhe për të përdorur territorin e Kosovës për propagandë antikombëtare, është krejtësisht e papranueshme dhe duhet të ndalet me vendosmëri.
“Ne, kategoritë e dala nga lufta, nuk do të heshtim ndaj fyerjeve që synojnë të poshtërojnë sakrificën për liri dhe gjakun e dëshmorëve dhe martirëve tanë,” përfundon reagimi.















