Organizatat studentore mbështesin marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës kanë shprehur mbështetjen e tyre për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë. Mbështetja u konfirmua gjatë një takimi ndërmjet përfaqësuesve të platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, me përfaqësues të organizatave studentore UDS, SKV, USPE dhe REFORMA, […]
Organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës kanë shprehur mbështetjen e tyre për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.
Mbështetja u konfirmua gjatë një takimi ndërmjet përfaqësuesve të platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, me përfaqësues të organizatave studentore UDS, SKV, USPE dhe REFORMA, që janë pjesë e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës.
“Gjatë takimit, organizatat studentore shprehën mbështetjen e tyre të plotë për Marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, duke theksuar se studentët, si historikisht ashtu edhe sot, kanë qenë dhe mbeten në vijën e parë të thirrjeve për dinjitet, drejtësi dhe liri në Kosovë.















