Organizohet edicioni i II-të i “Literary Fiesta” në Librarinë Dukagjini
Libraria Dukagjini vazhdon të jetë pranë lexuesve dhe dashamirësve të librit. Libraria njofton lexuesit se prej 1 deri më 10 qershor do të organizojë edicionin e dytë të “Literary Fiesta” apo “Festës Letrar”. Ky organizim përmban një gamë të gjerë të aktiviteteve kulturore dhe argëtuese për lexuesit. Për më tepër, përgjatë këtij organizimi, do të […]
Libraria Dukagjini vazhdon të jetë pranë lexuesve dhe dashamirësve të librit. Libraria njofton lexuesit se prej 1 deri më 10 qershor do të organizojë edicionin e dytë të “Literary Fiesta” apo “Festës Letrar”. Ky organizim përmban një gamë të gjerë të aktiviteteve kulturore dhe argëtuese për lexuesit.
Për më tepër, përgjatë këtij organizimi, do të ketë zbritje të librave deri në 80%. Kjo është një mundësi e rrallë për të gjithë dashamirët e librit që të pasurojnë bibliotekat e tyre me tituj e libra, të cilët mund t’i gjejnë me çmime shumë të lira.
Kjo zbritje do të aplikohet për të gjitha kategoritë e librave duke filluar nga librat “bestseller”, librat e letërsisë të të gjitha epokave, librat për fëmijë, si dhe librat artistikë dhe shkencorë.
Kjo iniciativë vjen si pjesë e përkushtimit të Librarisë Dukagjini për të promovuar leximin dhe për të sjellë librin më afër publikut të gjerë në një formë të qasshme dhe festive.
















