Organizohet Konferenca e Donatorëve për familjet e komuniteteve joshumicë të kthyera në Kosovë
Një Konferencë e Donatorëve është paraparë të mbahet sot. Kjo konferencë organizohet për strehimin e qëndrueshëm të familjeve të komuniteteve joshumicë të kthyera në Kosovë. Nikoqir i këtij takimi do të jetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Qëllimi i konferencës është që të punohet drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme për 60 familje të komunitetit rom, […]
Një Konferencë e Donatorëve është paraparë të mbahet sot.
Kjo konferencë organizohet për strehimin e qëndrueshëm të familjeve të komuniteteve joshumicë të kthyera në Kosovë.
Nikoqir i këtij takimi do të jetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Qëllimi i konferencës është që të punohet drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme për 60 familje të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, të kthyera nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.















