Liderët institucionalë përkujtojnë 23-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit

Me rastin e 23-vjetorit të zhdukjes së profesorit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, liderët institucionalë përkujtojnë ditën e zhdukjes së tij, ndërsa nga Komuna e Rahovecit ka njoftuar se do të organizohet një vizitë në Shtëpinë – Muze të Ukshin Hoti

Ukshin Hoti

Më 16 maj të vitit 1999, shënohet dita kur është zhdukur profesori, politologu dhe luftëtari i paepur i çështjes kombëtare, Ukshin Hoti. Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së tij, do të bëhen vizita në Shtëpinë – Muze të Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe.

Në nderim të kësaj diten, liderët institucionalë kanë përkujtuar përvjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar intelektualin Ukshin Hoti, duke shkruajtur se janë 23 vjet pritje për njeriun që mendimin politik e sinkronizoi me aktivizmin politik për lirinë, republikën dhe demokracinë.

Vjosa Osmani

“Ai i qëndroi besnik idesë së Republikës, e liria do të ketë kuptim vetëm kur fati i tij dhe i të zhdukurve me dhunë të tjerë, të zbardhet krahas me vendosjen e drejtësisë”, thuhet në përkujtimin e presidentes Osmani.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vizituar sot (e hënë) familjen e veprimtarit Ukshin Hoti në Krushë të Madhe.

Konjufca, ka deklaruar se ka qenë një krim i madh dhe i rëndë të cilin ‘nuk e ka përjetuar vetëm familja, por mbarë populli’, duke shtuar se Hoti ishte njëri ndër veprimtarët më të shquar të kombit tonë.

Gluak Konjufca

“Veprimtaria e tij është shumë e gjatë, e vlefshme dhe e rëndësishme për ta kujtuar. Ai na ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme intelektuale, patriotike dhe kombëtare të cilën gjithmonë do ta studiojnë brezat e tashmë dhe të ardhshëm”, ka thënë Konjufca.

Kryeparlamentari, po ashtu ka theksuar se veprat e Ukshin Hotit edhe sot e kësaj dite, na ndriçojnë rrugën tonë përpara, dhe se Hoti ka qenë një personalitet që nuk ka kalkuluar në pozita e favore, por gjithmonë ka qenë përkrah popullit.

Gjithashtu, ai ka shtuar se shteti i Serbisë nuk ka dhënë asnjë përgjegje në lidhje me këtë rast, edhe pse dihen autoritetet e burgut në ditën e zhdukjes, askush nuk është gjykuar apo dënuar.

“Kjo tregon se ky shtet nuk po ëndërron drejtimin të cilin e ka pasur në vitin 1998-1999 kundër popullit shqiptar”, u shpreh Konjufca.

Ndërkaq, Komuna e Rahovecit ka njoftuar se me rastin e 23-vjetorit të zhdukjes së profesorit, Ukshin Hoti, do të bëhet një vizitë, sot (e hënë) nga ora 11:00 në Shtëpinë – Muze të Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe.

Komuna në këtë vizitë, ka ftuar veprimtarët e çështjes kombëtare, përfaqësuesit e pushtetit lokal e qendror.

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti.

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më 17 qershor 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.

Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues në disa universitete të Amerikës, ku kishte studiuar dhe diplomuar.

Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Milosheviqit.

Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe, me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundra Jugosllavisë, dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’ rast ishte dënuar me 5 vjet burg.

Ukshin Hoti

Më 16 maj të vitit 1999, pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.

Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve.

Që nga ajo kohë e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti, konsiderohet ende i zhdukur.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika