Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Podujevë, nën dyshimin për organizim të bixhozit në lokalin e tij.

Sipas raportit të policisë, gjatë bastisjes janë sekuestruar para të gatshme, tiketa basti, pajisje elektrike, një DVR dhe një printer që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin ilegal.

I dyshuari, mashkull kosovar, është ndaluar me urdhër të prokurorit dhe është dërguar në mbajtje, në pritje të procedurave të mëtejme ligjore.

“Podujevë / 30.06.2025 – 15:17. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që në lokalin e tij kishte organizuar bixhoz. Si prova materiale janë sekuestruar para, tiketa basti, pajisje elektrike, një DVR dhe printer. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.