Oriola Marashi provokuese në të brendshme në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi, modelja e njohur për linjat e saj të përsosura, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe provokuese ku shfaqet në të brendshme, duke mos lënë vend për imagjinatë

E njohur për fotografitë e saj artistike dhe elegante, Oriola Marashi këtë herë ka zgjedhur një ansambël njëpjesësh të të brendshmeve me detaje prej dantelle, duke i dhënë theks të veçantë këmbëve të saj të gjata dhe seksi.

Fotografitë e publikuara në Instagram, ku bukuroshja shfaqet e shtrirë në një divan të kuq, janë pritur me komente pozitive nga fansat e saj.

Oriola Marashi

Modelja, e cila ka fituar zemrat e shumë ndjekësve me bukurinë e saj, sërish ka bërë për vete admiruesit me këtë set të ri imazhesh.

Oriola Marashi

Në fotografitë e publikuara, Oriola tregon se nuk ka nevojë për ndërhyrje të tepruara në pamjen e saj për të qenë mahnitëse.

Ajo ka zgjedhur një makijazh krejt natyral, ndërsa flokët i ka të kapura në një bisht.

Oriola Marashi

Modelja, e cila tash e një kohë është bërë fytyrë e markës prestigjioze “Guess”, vazhdon të jetë një ikonë e modës./Telegrafi

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika