Orkestra e Filharmonisë së Kosovës me koncert në Izmir

Koncerti organizohet në kuadër të Festivalit të 16-të Ballkanik të Kulturës dhe Valleve Tradicionale në Izmir. Orkestra e Filahrmonisë së Kosovës do të prezantohet me vepra të muzikës simfonike shqiptare si dhe do të interpretohet premiera botërore e veprës “Sinfonietta” e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës





Orkestra e Filharmonisë së Kosovës të dielën e 25 shtatorit do të prezantohet me koncert në Izmir të Turqisë, në Sallën e Madhe të Qendrës Prestigjioze të Artit, “Ahmed Adnan”.

Koncerti organizohet në kuadër të Festivalit të 16-të Ballkanik të Kulturës dhe Valleve Tradicionale në Izmir.

Orkestra do të interpretojë uverturën “Coriolan” nga Beethoveni dhe koncertin për piano në a-mol nga Schumanni me soliste, pianisten e mirënjohur turke Yeşim Gökalp.

Pjesa e dytë e koncertit për publikun do të sjellë një panoramë të muzikës simfonike shqiptare me vepra nga Çesk Zadeja suita simfonike “Skëndebeu”, Lorenc Antoni “Në Prizrenin e vjetër”, Valton Beqiri “Loja”, Hajrullah Syla “Uverturë shqiptare” dhe versionin orkestral të “Bareshës” nga Rexho Mulliqi me solist Shkumbin Bajraktarin në klarinetë.

Në këtë koncert i cili do të dirigjohet nga Gridi Kraja, do të interpretohet edhe premiera botërore e veprës “Sinfonietta” e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj.

Koncerti përkrahet nga Komuna Metropolitane e Izmirit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika