“Oscars” i kërkon falje aktores Sacheen Littlefeather pas 50 vjetësh

Në ndarjen e çmimeve të Akademisë "Oscars" në vitin 1973 aktori Marlon Brando ishte i nominuar për çmimin "Aktori më i mirë" dhe në vend të tij e dërgoi aktoren Sacheen Littlefeather që ta marrë çmimin. Littlefeather e shkurtoi fjalimin që aktori Brando i kishte shkruar dhe kjo u konsiderua joprofesionale nga organizatorët. Sipas Akademisë, Littlefeather duroi abuzim "të pajustifikuar" pas fjalimit të saj të shkurtër

Aktorja, Sacheen Littlefeather

“Oscars” i ka kërkuar falje aktores dhe aktivistes Sacheen Littlefeather, një gruaje vendase amerikane që nuk është pjesë e skenës gati që 50 vjet. Littlefeatheru u shfaq në televizion në 1973 për të refuzuar një “Oscar” që aktori Marlon Brando fitoi për “The Godfather”.

Brando refuzoi çmimin për aktorin më të mirë për shkak të keqinterpretimit të amerikanëve vendas nga industria e filmit në ShBA dhe dërgoi Littlefeather në vend të tij.

Akademia tha se Littlefeather duroi abuzim “të pajustifikuar” pas fjalimit të saj të shkurtër.

“Kurrë nuk e kam menduar se do të jetoj për të parë ditën kur do ta dëgjoja këtë”, tha ajo për Hollywood Reporter. Aktorja Sacheen Littlefeather u shmang nga industria e argëtimit pas fjalimit të saj në marrjen e këtij çmimi.

Duke u prezantuar në emër të Brandos, i cili shkroi “një fjalim shumë të gjatë” aktorja Littlefeather i tha shkurt audiencës “se ai me shumë keqardhje nuk mund ta pranojë këtë çmim shumë bujar”.

“Dhe arsyet për këtë janë trajtimi i indianëve amerikanë sot nga industria e filmit dhe në televizion në rishfaqjet e filmave, si dhe me ngjarjet e fundit në Gjurin e plagosur,” tha ajo.

Në vitin 2020, Littlefeather tha për BBC se menjëherë pas fjalimit ajo duhej të largohej nga skena me dy roje sigurie duke shtuar se kjo eksperiencë “ishte një gjë shumë e mirë”.

Brando kishte shkruar një fjalim shumë më të gjatë, por Littlefeather u udhëzua nga ekipi i prodhimit të ceremonisë së çmimit që ta mbante fjalimin në 60 sekonda derisa u transmetua në televizion për 85 milionë njerëz. Disa raporte të mediave pas ngjarjes pretenduan se Littlefeather nuk ishte vërtetë një amerikane vendase, por përkundrazi ajo pranoi fjalimin për të ndihmuar karrierën e saj të aktrimit.

Ajo i tha BBC-së se të gjitha ato pretendime ishin të pavërteta.

“Abuzimi që keni duruar… ishte i pajustifikuar dhe i pajustifikuar,” shkroi David Rubin, ish-president i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit, në një letër drejtuar Littlefeather të bërë publike të hënën e 15 gushtit.

Rubin tha se fjalimi në ndarjen e çmimeve të 45-të të Academy Awards “vazhdon të na kujtojë domosdoshmërinë e respektit dhe rëndësinë e dinjitetit njerëzor”.

Muzeu i Akademisë së Filmit do të organizojë një ngjarje në shtator, në të cilën Littlefeather do të flasë për paraqitjen e saj në “Oscars 1973” dhe për të ardhmen në ekran. Në përgjigje të kërkimit të faljes, ajo tha: “Ne indianët jemi njerëz shumë të duruar, kanë kaluar vetëm 50 vjet!”

Ajo shtoi se mbajtja e një sensi humori është “metoda jonë e mbijetesës”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika