Osman Selmani që u arrestua nga Serbia në Mutivodë, akuzohet për “krime lufte”

Osman Selmani është arrestuar para dy dite, më 1 korrik, në pikën kufitare në Mutivodë, teksa po kthehej në vendlindje.

Sipas njoftimit të bërë nga familjarët e tij, Selmani aktualisht ndodhet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd, ku po përballet me akuza që, sipas tyre, janë të pabazuara dhe të pavërteta, njofton Dukagjini.

Familjarët kanë deklaruar se besojnë në pafajësinë e tij dhe se do të qëndrojnë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të rastit.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP) ka njoftuar se pjesëtarë të Departamentit të Hetimit Penal, Shërbimit për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Policinë e Leskovcit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, kanë arrestuar O.S. (i lindur në vitin 1953) në pikën kufitare administrative Mutivodë, ku pretendojnë se arrestimi është bërë nën dyshimin për “krime lufte”.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se më 14 qershor 1999, në vendin e Sofalisë, në Pristinë (AP KIM), në bashkëpunim me disa anëtarë të “UÇK-së”, me armë zjarri të ftohta dhe të ftohta, në një mënyrë mizore dhe të pabesë, çifti bashkëshortor Stanisavljević Vladimir dhe Persa privuan jetën e civilëve me kombësi serbe”, thuhet në përgjigjen e MUP-it.

Autoritetet serbe pretendojnë se i dyshuari është ndaluar fillimisht për 48 orë dhe më pas është dërguar në Prokurorinë Publike për Krime Lufte. Sipas MUP-it, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Beograd – Departamenti për Krime Lufte.

Deri më tani, familja e Osman Selmanit i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke insistuar në pafajësinë e tij dhe duke i cilësuar pretendimet e autoriteteve serbe si të pavërteta.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika