Osmani: 11 shtatori- ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 23-vjetorin e sulmit tragjik të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje që, sipas saj, ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë dhe la gjurmë të pashlyeshme në zemrat e familjeve të viktimave dhe gjithë botës demokratike. 23-vjetori i sulmit terrorist në Kullat Binjake që tronditi botën […]
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 23-vjetorin e sulmit tragjik të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje që, sipas saj, ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë dhe la gjurmë të pashlyeshme në zemrat e familjeve të viktimave dhe gjithë botës demokratike.
Në një postim në Facebook, Osmani theksoi se 11 shtatori ishte një ditë që solli tmerr dhe humbje të pakuptimtë për afër 3,000 jetë, duke kujtuar brishtësinë e paqes dhe dhimbjen e thellë të shkaktuar nga ky akt terrorist.
“11 shtatori- ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur















