Osmani: Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë, ai është i gjallë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në shënimin e ditëlindjes së heroit legjendar, Adem Jashari, ka bërë homazhe pranë varrit të tij dhe të familjarëve, teksa ka theksuar se "Adem Jashari hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t'u kujtuar, veçanërisht, më 28 Nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë"

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në nder të ditëlindjes së heroit legjendar, Adem Jashari, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, pranë varrit të tij dhe e të familjarëve, të cilët u flijuan për lirinë e Kosovës.

“I vendosur, guximtar e luftarak. Ky është komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Në shënimin e ditës së lindjes, u përulëm para varrit të tij dhe familjarëve, të cilët u bën fli për lirinë tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndër të tjera, e para e vendit ka thënë se komandanti Adem Jashari hyri një herë në histori për të mbetur përherë dhe për t’u kujtuar, veçanërisht, më 28 Nëntor, krahas Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë gjersa ka shtuar “Një ditë dhe tri data historike”.

“Adem Jashari është hero i dinjitetit tonë. Ai është i gjallë”, ka vijuar tutje Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Komandanti legjendar, Adem Jashari, po të ishte gjallë, të hënën e 28 nëntorit, do t’i bënte 67 vjet.

Ai ka lindur po në këtë ditë në vitin 1955, në Prekaz të Skenderajt.

Ndërkaq, sot bëhen 25 vjet që nga dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

28 Nëntori – ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika