Osmani: Administrata Trump ka miratuar vazhdimin e programit MCC për Kosovën
Pas takimeve në Washington D.C., presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se Administrata e presidentit Donald Trump ka miratuar vazhdimin e Kompaktit të Millenium Challenge Corporation (MCC) për Kosovën. Ky program është cilësuar si një mundësi transformuese për zhvillimin ekonomik dhe sektorin e energjisë në vend. Sipas njoftimit të Osmanit, lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga zëvendëssekretari […]
Pas takimeve në Washington D.C., presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se Administrata e presidentit Donald Trump ka miratuar vazhdimin e Kompaktit të Millenium Challenge Corporation (MCC) për Kosovën.
Ky program është cilësuar si një mundësi transformuese për zhvillimin ekonomik dhe sektorin e energjisë në vend.
Sipas njoftimit të Osmanit, lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau.
Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e thellë për SHBA-në.
“Pas takimeve të shkëlqyeshme në Washington D.C ku diskutuam për rëndësinë e Kompaktit të MCC për Kosovën, jam informuar edhe zyrtarisht nga Zv. Sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, se Administrata Trump ka miratuar vazhdimin e këtij programi për Kosovën — një program me ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën! Mirënjohje e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani ne Facebook.















