Osmani: Bandat kriminale me urdhër të liderit të tyre politik Vuçiq po dëshirojnë ta destabilizojnë Kosovën

Presidentja Osmani e ka fajësuar Vuçiqin duke thënë se ai po organizon bandat kriminale në veri të Kosovës me qellim destabilizimin e vendit

Foto ilustrim - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për situatën e krijuar në Veri të vendit, ku ka thënë se bllokimi i rrugëve është duke u bërë nga bandat të cilat janë të dirigjuara nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Osmanit, ata kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.

“Si gjithnjë në veri të Kosovës, bandat kriminale të udhëhequra nga lideri i tyre politik, Vuçiq, nga i cili marrin urdhra, kanë për qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Më tej ajo ka thënë se edhe përballë kësaj sfide “do t’ia dalim sikurse ia kemi dalë deri më sot”, duke shtuar se do të jemi përsëri fitimtarë, ka thënë ajo ndër të tjera.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika