Osmani bën thirrje për bashkëpunim të mëtejshëm me miqtë dhe aleatët e vendit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar që bashkëpunimi me miqtë dhe aleatët e vendit të vazhdojë. Presidentja Osmani mbrëmjen e së dielës ka ndarë një video nga pritja shtetërore që është organizuar për nder të 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ajo ka thënë se ndihet e nderuar nga prezenca e miqve dhe […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar që bashkëpunimi me miqtë dhe aleatët e vendit të vazhdojë.
Presidentja Osmani mbrëmjen e së dielës ka ndarë një video nga pritja shtetërore që është organizuar për nder të 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ajo ka thënë se ndihet e nderuar nga prezenca e miqve dhe e aleatëve që iu bashkuan festës së pavarësisë.
“E nderuar që kemi pasur kaq shumë miq dhe aleatë që na janë bashkuar për të festuar ditën tonë të Pavarësisë. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku, të forcojmë aleancat tona dhe të ndërtojmë premtimin e vendit tonë të madh dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar Republika jonë”, ka shkruar Osmani.
Honored to have had so many friends and allies join us to celebrate our Independence Day yesterday.
Let us continue to work together, strengthen our alliances, and build on the promise of our great country and the values upon which our Republic is built. 🇽🇰 pic.twitter.com/m1FggXXiE8
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 18, 2024
Ndryshe, Osmani ka thënë se problemi që lindi në mes të Qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve në lidhje me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), e cila e largon nga përdorimi dinarin serb në vend, është “mënyra se si u komunikua”.
Osmani ka deklaruar se “gjithçka që kemi arritur në këtë vend është rezultat i bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë”.
“Unë mendoj se është vetëm çështje komunikimi”, ka deklaruar presidentja në një intervistë për mediumin arab “Al Aan” dhënë më 8 shkurt, të cilën Presidenca e shpërndau të dielën në Facebook.
Po ashtu, ajo ka thënë se ka hapësirë “për t’u ulur dhe për të diskutuar mes qeverisë dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë”, për të punuar rreth kësaj çështjeje.















