Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim me kryetarët e qyteteve të binjakëzuara me disa nga qytetet e Kosovës.

Ajo është zotuar që marrëdhëniet ndërmjet qyteteve, shkollave dhe bizneseve të Iowa-s do të  vazhdojnë të thellohen.

“Binjakëzimi i qyteteve kosovare me ato amerikane është shembulli i miqësisë së përhershme me SHBA-të”.

May be an image of text

Kështu thotë ajo në ditën e dytë të vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar se do të vazhdohet të ndërtohen ura miqësie dhe bashkëpunimi për shumë vite të tjera.

“Bashkëbisedim me kryetarët e qyteteve të binjakëzuara me disa nga qytetet e Kosovës, ku u zotuan që marrëdhëniet ndërmjet qyteteve, shkollave dhe bizneseve të Iowa-s e të Kosovës, do të vazhdojnë të thellohen, duke i bërë kështu lidhjet midis popujve tanë edhe më të fuqishme”, shtoi ajo.

May be an image of 6 people and text