Osmani cakton datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Zveçan dhe Leposaviq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar subjektet politike për fushatë të qetë, pa tensione, duke respektuar Kodin Elektoral dhe rivalët politik. 25 dhjetori është data e caktuar nga ajo për zgjedhjet e parakohshme në komunën e Zveçanit dhe atë të Leposaviqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 25 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Zyrja e Presidentes i cili ka bërë të ditur se vendimi i Osmanit erdhi pas konsultimit me partitë politike dhe marrjen parasysh të kohës së përgaditjes që i duhet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

‘Pas Vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e Kuvendeve Komunale në Zveçan dhe Leposaviq, pas konsultimit me partitë politike dhe duke pasur parasysh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë kohë të mjaftueshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me afatet dhe detyrimet ligjore, caktoi 25 dhjetorin, datë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.”, thuhet në komunikatë.

Krahas kësaj, Osmani ka ftuar subjektet politike për fushatë të qetë, pa tensione, duke respektuar Kodin Elektoral dhe rivalët politik.

Zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit do të mbahen pas dorëheqjes së anëtarëve të Kuvendeve Komunale dhe shpërndarjes së tyre më 18 nëntor nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Më 23 nëntor, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur takimin konsultativ me partitë politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.

Zyra e Presidencës kishte bërë të ditur se sipas Osmanit, KQZ-ja është e gatshme për organizimin e zgjedhjeve në këto komuna.





Shija e redaktorit

Me pushkë e me penë – 110 vjet shtet

Gjithçka, nisi më 28 Nëntor të vitit 1443. Në këtë ditë, heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin e shqiponjës dykrenare mbi Kalanë e...

“Nëntori i Ftohtë” i regjisor Ismet Sijarina, nga tash e...

Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Nëntor i ftohtë” me regjisor Ismet Sijarina, është bërë pjesë e Netflix International, shërbimit të transmetimit të shfaqjeve...

ANIMA – udhëtim nëpër majat e letërsisë

Kolana ANIMA e shtëpisë botuese “Dukagjini” është një përmbledhje e librave më të mirë botërorë të letërsisë klasike, në kuptimin gjenuin të fjalës. E...

Më të lexuarat

Paralajmërohet largimi i flamujve kombëtarë nga Xhamia e Bellopojës, imami...

Vendosja e flamujve kombëtarë për nder të 28 Nëntorit, në xhaminë e fshatit Bellopojë, nuk po i pëlqen të gjithëve. Kështu të paktën pretendon Imami...

Kush është lojtari më i mirë në botëror deri më...

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri i njohur Ismet Munishi ka treguar se cili futbollist i ka pëlqyer më së shumti deri më...

E jashtëzakonshme, Kameruni e barazon rezultatin ndaj Serbisë për 2...

Kameruni ka arritur ta barazojë rezultatin ndaj Serbisë. Gjithçka, filloi nga supergoli i Vincent Aboubakar, i është shënuar në minutën e 64-të. Aboubakar ka shënuar...

Të fundit nga rubrika