Osmani: Çlirimi i Kosovës në 99-tën, kapitullim i Serbisë Millosheviqiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pjesëtarët e NATO-s nuk ishin thjesht ushtarë kur hynë në Kosovë, por shpëtimtarë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në seancën solemne në Kuvend ka thënë se çlirimi i Kosovës në vitin 99 nuk ishte thjesht fitore ushtarake dhe kapitullim i Serbisë Milosheviqiane, por triumf i shpirtit njerëzor mbi tiraninë, triumf i së mirës ndaj të keqes e i drejtësisë mbi shtypjen.

Osmani, në fjalimin e saj, ka thënë se me rastin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, muret e tiranisë u shembën duke e hapur rrugën për Kosovën e lirë e demokratike.

“Ata sollën me vete premtimin e lirisë, sigurinë se bota nuk kishte harruar për popullin e Kosovës dhe vendosmërinë për t’i dhënë fund mizorive të kryera kundër popullit tonë. Hyrja e NATO-s në qershor të 1999-s ishte fuqi e solidaritetit ndërkombëtar dhe besimit universal të një populli për të qenë i lirë. Liria është më shumë sesa fjalë. Është thelbi i qenies sonë. Ajri që e thithim, ëndrra që guxojmë ta ëndërrojmë. E ardhmja që aspiruam dhe për  të cilën luftuan e dhanë jetën çlirimtarët tanë”, ka thënë Osmani.

25 vjet pas, Osmani ka thënë se Kosova e meriton anëtarësimin në NATO.

Në këtë ditë, ajo ka thënë se mbi të gjitha duhet nderuar stoicizmin e popullit të Kosovës dhe ushtrinë çlirimtare.

“Sot teksa nderojmë ushtarët e NATO-s, nderojmë mbi të gjitha stoicizmin e popullit tonë dhe ushtrinë tonë çlirimtare me bindjen e plotë se liria nuk është dhuratë, por për të u pagua çmimi më i lartë”, ka vijuar Osmani.

Kosova sot e shënon 25-vjetorin e Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të aleancës veriatlantike kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika