Osmani dekreton Ahmet Ismailin në postin e guvernatorit të BQK-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar të mërkurën Ahmet Ismailin në postin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Ky dekretim i Ismailit vjen pas vendimit të Kuvendit të Kosovës, njofton presidenca. E para e vendit e ka uruar Ismailin për përzgjedhjen nga Kuvendi i Kosovës, duke i dëshiruar suksese në realizmin e […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar të mërkurën Ahmet Ismailin në postin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Ky dekretim i Ismailit vjen pas vendimit të Kuvendit të Kosovës, njofton presidenca.
E para e vendit e ka uruar Ismailin për përzgjedhjen nga Kuvendi i Kosovës, duke i dëshiruar suksese në realizmin e detyrave dhe përgjegjësive, “të cilat burojnë nga kjo pozitë e rëndësishme”.
“Kushtetuta, ligjet, integriteti dhe profesionalizmi duhet të jenë udhërrëfyes përgjatë punës në institucionet shtetërore”, ka thënë Osmani.
Ndërkaq, Ismaili ka prezantuar “vizionin e tij për BQK-në, si dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme të bazuar në përkushtimin ndaj shërbimit publik, efikas dhe transparent”.















