Osmani dekreton shtatë prokurorë me mandat fillestar

Osmani u ka bërë thirrje prokurorëve të rinj, që në punën e tyre të jenë të pakompromis ndaj krimit e korrupsionit

Presidentja Osmani përkrahë prokurorëve

Pas propozimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot shtatë prokurorë.

Sipas njoftimit të Presidencës, këta prokurorë janë dekretuar me mandat fillestar për tre vjet, dhe do të sistemohen në Prokuroritë Themelore në Prishtinë, Pejë, Gjakovë dhe Ferizaj.

Në ceremoninë e betimit para Presidentes së vendit, Prokurorët e rinj janë betuar se “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do t’i respektojnë rregullat e etikës profesionale”, është shkruar në njoftim.

Ndër të tjera, presidentja Osmani, gjersa u ka bërë thirrje prokurorëve të rinj që në punën e tyre të jenë të pakompromis ndaj krimit e korrupsionit, ka theksuar se shteti ligjor dhe i së drejtës është parakusht për funksionimin e shtetit dhe shoqërisë.

Njëherësh, presidentja ka theksuar se integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve janë elemente thelbësore, për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar.

Me 22 prill të këtij viti, Kryeprokurori i deriatëhershëm i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ia ka dorëzuar detyrën U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika