Osmani dhe Begaj marrin pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Malit të Zi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të marrin pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq

Presidentja Osmani dhe presidenti Begaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të marrin pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Presidentja Osmani, siç u bë e ditur në komunikatë, ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ceremoni është riafirmim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në rrugën e përbashkët euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe të Malit të Zi.

Ndërsa, presidenca e Shqipërisë bëri të ditur se prezenca e presidentit Begaj në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Milatoviq është tregues i vullnetit për forcimin e mëtejshëm të fqinjësisë së mirë si dhe vlerësim për rolin e faktorit shqiptar në stabilitetin dhe rrugëtimin euroatlantik të Malit të Zi.

Në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq pritet të marrin pjesë një sërë krerë shtetesh dhe qeverish nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore, si dhe shumë zyrtarë të lartë evropianë dhe amerikanë. /KP

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika