Osmani dhe Kurti ngushëllojnë familjen mbretërore për vdekjen e Mbretëreshës
Osmani tha se qytetarët e Kosovës janë thellësisht të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II. Ajo përmes një postimi në Facebook shtoi se, “vdekja e Lartmadhërisë së Saj shënon fundin e një epoke si monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, por trashëgimia e Elizabetës […]
Osmani tha se qytetarët e Kosovës janë thellësisht të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II.
Ajo përmes një postimi në Facebook shtoi se, “vdekja e Lartmadhërisë së Saj shënon fundin e një epoke si monarkja më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, por trashëgimia e Elizabetës së Madhe do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë.”

Ndërsa kryeministri Kurti ka shprehur ngushllimet e tij duke thënë se përkushtimi, puna dhe përulësia e mbretëreshës janë frymëzim për të gjithë njerëzit.
“Populli i Kosovës dhe unë i shprehim ngushëllimet tona më të thella Familjes Mbretërore dhe popullit britanik për vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II.Përkushtimi, puna dhe përulësia e saj janë një frymëzim për të gjithë ne, veçanërisht në këto kohë të vështira. U prefsh në paqe”, ka shkruar Kurti në Twitter.
The people of Kosova and I offer our deepest condolences to the @RoyalFamily and British people on the passing of Her Majesty the Queen Elizabeth II.
Her dedication, hard work and humility are an inspiration to us all, especially in these trying times. Rest in Peace.— Albin Kurti (@albinkurti) September 8, 2022















