Osmani dhe Mickoski: Nuk kemi marrë kërkesë nga Britania për kthim të emigrantëve
Kosova dhe Maqedonia e Veriut – të përmendura si destinacione të mundshme për kthimin e emigrantëve të refuzuar në Mbretërinë e Bashkuar, kanë bërë të ditur se nuk janë kontaktuar nga autoritetet britanike për ndonjë marrëveshje të tillë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për Sky News ta thënë se nuk ka pasur […]
Kosova dhe Maqedonia e Veriut – të përmendura si destinacione të mundshme për kthimin e emigrantëve të refuzuar në Mbretërinë e Bashkuar, kanë bërë të ditur se nuk janë kontaktuar nga autoritetet britanike për ndonjë marrëveshje të tillë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për Sky News ta thënë se nuk ka pasur bisedime zyrtare me Britaninë e Madhe për këtë çështje.
“Nuk është ngritur deri më tani,” deklaroi ajo, duke shtuar se Kosova do të ishte e hapur për diskutim, por pa ndonjë informacion apo kërkesë konkrete nuk mund të japë një qëndrim të qartë.
Presidentja Osmani e ka quajtur Mbretërinë e Bashkuar një “aleat të palëkundur” duke vu në pah se teknologjia britanike tashmë po përdoret në Kosovë për të ndaluar trafikun e mallrave të paligjshme dhe për të parandaluar kalimet ilegale të personave të cenueshëm drejt brigjeve britanike.
Në të njëjtën linjë, edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka thënë se nuk është informuar për një propozim të tillë.
“Duhet të flasim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar më vonë sot,” tha ai, duke konfirmuar se nuk kanë nisur bisedime zyrtare.
Këto reagime pasuan deklaratën pasi Sir Keir Starmer gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Mbretëria e Bashkuar është në bisedime me disa vende për ngritjen e qendrave të kthimit të emigrantëve.















