Presidentja e Kosovës, në Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave ka reaguar duke thënë se dhuna ndaj gjinisë femëror është bërë një epidemi që po ua shkatërron jetën grave.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është kthyer në një epidemi zemërthyese që shkatërron jetën dhe shkatërron ëndrrat”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

Më tutje ajo ka bërë thirrje për guxim që të sigurohet drejtësia për viktimat.

“Ne duhet të jemi të palëkundur në angazhimin tonë për të garantuar drejtësi për viktimat dhe të punojmë pa u lodhur së bashku drejt një bote pa frikë, heshtje dhe diskriminim”, ka përfunduar ajo.

Violence against women & girls has turned into a heartbreaking epidemic that devastates lives and shatters dreams.

We must be unwavering in our commitment to ensure justice for victims, and work tirelessly together towards a world free of fear, silence & discrimination. #IDEVAW pic.twitter.com/nxennJ0G0W

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 25, 2023