Osmani diskuton për zhvillimet në Kosovë me presidenten e Sllovenisë

"Së bashku, ne përpiqemi për bashkëpunim më të ngushtë, paqe, stabilitet dhe një zbatim të fuqishëm të agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë”, ka thënë presidentja Vjosa Osmani, gjatë bisedës me homologen e saj sllovene

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka theksuar se kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Pos kësaj, Osmani ka thënë se bashkë me homologen e saj sllovene kanë diskutuar për procesin e ardhshëm Brdo-Brijuni.

“Bisedë e shkëlqyer me Presidenten Natasha Pirc Musar mbi zhvillimet e fundit, procesin e ardhshëm Brdo-Brijuni dhe vizitën e saj të ardhshme në Kosovë. Së bashku, ne përpiqemi për bashkëpunim më të ngushtë, paqe, stabilitet dhe një zbatim të fuqishëm të agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë”, ka shkruar Osmani.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika