Osmani do të kërkojë “kompromis politik” nga liderët e partive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të bëjë thirrje për kompromis politik midis partive gjatë konsultave që do të zhvillojë në ditët në vijim, ka bërë të ditur këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Në këto konsultime, Osmani do të theksojë rëndësinë e miratimit të Buxhetit për vitin 2026 dhe të Planit të Rritjes, duke i konsideruar ato aktet kyçe për stabilitetin institucional dhe funksionimin normal të shtetit, si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Presidentja Osmani, në konsultat që do t’i zhvillojë me partitë politike, do ta potencoj rëndësinë e miratimit të Buxhetit për vitin 2026 si dhe miratimin e Planit të Rritjes, si akte të domosdoshme për stabilitetin institucional dhe funksionimin normal të shtetit si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Presidentja do të bëjë thirrje për një kompromis politik, nëpërmjet të cilit do të garantohet interesi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, si dhe të sigurohet rruga përpara për avancimin e vendit”, ka thënë Kupina për Dukagjinin.

Ai gjithashtu bëri të ditur se Osmani do të inkurajojë bashkëpunimin ndërpartiak, për të shmangur çdo bllokadë që mund të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Shoqëria civile letër Osmanit: Kërkohet miratimi i buxhetit para zgjedhjeve

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika