Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III

Me ftesë të Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë shtetin në ceremoninë e Kurorëzimin të Mbretit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar, me ftesë të Charles III.

Osmani do të jetë e shoqëruar nga zotëriu i parë, Prindon Sadriu dhe do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në ceremoninë e Kurorëzimin të Mbretit.

Para ceremonisë së Kurorëzimit të Mbretit, presidentja Osmani do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III dhe anëtarë të Familjes Mbretërore për liderët botërorë në Buckingham Palace, sot më 5 maj.

Ftesa për presidenten Osmani nga Mbreti Charles lll

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, më 6 maj, Osmani dhe zotëriu i parë, krahas krerëve shtetërorë nga e gjithë bota, do të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të Kurorëzimit të Mbretit Charles III në Westminster Abbey, me ç’rast Osmani do t’i përcjellë urimet e popullit dhe institucioneve të Republikës, si dhe do të riafirmojë përkushtimin e palëkundur të shtetit tonë për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në Londër, presidentja dhe zotëriu i parë do të marrin pjesë edhe në pritjen që sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, organizon për liderët botërorë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika